Kupa e Italisë, gjyqtari do t’ua shpjegojë tifozëve vendimet nga VAR-i

Federata italiane e futbollit ka njoftuar një risi të madhe në teknologjinë e VAR-it, duke përfshirë komunikimin direkt të vendimeve të gjyqtarëve me tifozët në stadium dhe ata që ndjekin nga shtëpia.
Kjo do të ndodhë gjatë gjysmëfinaleve dhe finales së Kupës së Italisë, ku për herë të parë gjyqtarët do të shpjegojnë vendimet e marra pas rishikimeve në fushë përmes teknologjisë audio.
Gjysmëfinalet, që përfshijnë një derbi të Milanos, dhe finalja në maj do të jenë skena e testimit të kësaj teknologjie, raporton Klan Kosova.tv, transmeton Periskopi.
Ata do të përdorin këtë sistem vetëm për të shpjeguar vendimet e marra pas rishikimeve në ekranin anësor, të cilat janë të nxitura nga dhoma e kontrollit VAR.
Për më tepër, ndeshjet e Serie A që fillojnë këtë fundjavë do të prezantojnë “VARDict”, një sistem që informon tifozët përmes ekraneve të mëdha në stadium për vendimet që po rishikohen nga VAR ose për kontrolle të gjata të VAR-it./Periskopi/