Kupa e Botës çdo dy vjet: FIFA merr hapa të rëndësishëm, këto janë zhvillimet nga mbledhja e fundit
Kupa e Botës çdo dy vite do të gjeneronte më shumë se 3.3 miliardë paund të ardhura shtesë gjatë një cikli katërvjeçar, u është thënë delegatëve në samitin global të FIFA-s.
FIFA ka propozuar ndryshimin si pjesë e një kalendari të rinovuar, transmeton Gazeta Express.
Të 211 shoqatat anëtare u ftuan në samit ndërsa debati mbi planin e Arsene Wengerit për të bërë Kupën e Botës çdo dy vite po intensifikohet.
UEFA, ligat kryesore të Evropës dhe organi drejtues i futbollit të Amerikës së Jugut, Conmebol, i kanë kundërshtuar planet.
Në takim u tha se FIFA vlerëson, mesatarisht, secila prej shoqatave kombëtare do të ndahen rreth 12.1 milionë paund në fonde shtesë, megjithëse metoda e saktë e shpërndarjes nuk u sqarua.