Kundërshtari i ardhshëm i Conor McGregorit po stërvitet si një bishë e vërtetë
Kur keni të bëni me një Conor McGregor të lënduar në meçin e radhës, ju duhet të siguroheni që të jeni më shumë se i përgatitur.
E drejtë të themi, duket se Dustin Poirier është në dijeni të kësaj, transmeton Periskopi.
Amerikani i kategorisë së lehtë është duke u stërvitur për luftën triologjike kundër McGregorit më 10 korrik dhe po duket në formë solide.
Disa pamje nga seanca e tij stërvitore janë publikuar në Tëitter dhe nëse janë për t’u marrë parasysh, Poirier pritet të jetë ‘shefi’ në Oktagonin e Las Vegasit, ashtu siç ishte në Abu Dhabi më herët këtë vit.
Poirier ishte në më të mirën e tij absolute atëherë dhe nuk ka dyshim se ai do të jetë në një nivel edhe më të lartë kësaj radhe.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
6 weeks out #UFC264 @DustinPoirier steady progressions! ???????????? pic.twitter.com/HnJfVJzKP0
— Phil Daru (@DaruStrong) May 28, 2021