Kundërshtari i Andy Ruizit ofendoi aq brutalisht gjyqtarët pas humbjes, saqë intervista e tij ka shkuar viral

Kundërshtari i Andy Ruizit ofendoi aq brutalisht gjyqtarët pas humbjes, saqë intervista e tij ka shkuar viral

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, Andy Ruiz Jr u rikthye në ring të shtunën për herë të parë, pas humbjes kundër Anthony Joshuas në dhjetor të vitit 2019.

31-vjecari bëri shumë ndryshime para kësaj përballjeje me Chris Arreolan në fundjavë. Përvec që punoi me trajnerin e ri Eddy Reynoso, Ruiz gjithashtu humbi rreth 12kg, transmeton Periskopi.

Mecin kundër Arreolas meksikani e fitoi pas 12 rundeve, teksa pati disa momente të vështira gjatë përballjes.

Madje kur gjyqtarët vendosën në favor të Ruizit, pati një sens pabesie në ring. Vetëm dy gjyqtarë ia dhuruan fitoren Arreolas në rundin ku ai e rrëzoi Ruizin.

Rezultati nuk ishte reflektim i vërtetë i përballjes dhe Arreola nuk humbi kohë të kritikonte në intervistën pas mecit.

Më poshtë mund ta shihni klipin e frustrimit të tij, ku thotë:

”Respektoj gjyqtarët, por sot ata janë fytyrë shëmtuar… Gjithcka është e bukur vec fytyrave të tyre,” tha fillimisht Arreola.

”Sinqerisht, njeri. A fitoi ai? Mirë. Por mos më thoni se do të më jepni dy apo tri runde. Në djall kjo. Ma merrni në gojë,” tha Arreola, para se prapë të ofendonte gjyqtarët me fjalë edhe më të rënda. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: