Kundërshtarët e Prishtinës, nëse kualifikohet apo eleminohet nga Champions League

Kundërshtarët e Prishtinës, nëse kualifikohet apo eleminohet nga Champions League

Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit eliminator të Ligës së Kampionëve në fillim të muajit korrik.

Saktësisht, kampionia e Kosovës do të përballet me gjigantin hungarez, Ferencvaros më 6 korrik.

Ndeshja do të zhvillohet në “Ferencvaros Stadion” në Budapest nga ora 18:00.

Në rast se Prishtina e fiton këtë rund, atëherë kryeqytetasit do të përballeshin në rundin e dytë me fituesin e ndeshjes Zhalgiris – Linfield.

Por, në rast të eliminimit, Prishtina bie në Ligën e Konferencës, saktësisht në rundin e dytë.

Në rundin e dytë, Prishtina do të ndeshej me humbësin e ndeshjes Connah’s Quay Nomads – Alashkert.

Shpërndaje në: