Kundër robotëve vrasës nënshkruajnë më shumë se 240 shkencëtarë

Kundër robotëve vrasës nënshkruajnë më shumë se 240 shkencëtarë

Përdorimi gjithnjë e më shumë i robotëve vrasës në ushtri duket se po shqetëson ndjeshëm shkencëtarët.

Mbi 2400 shkencëtarë dhe ekspertë të Inteligjencës Artificiale kanë firmos një peticion kundër realizimit dhe përdorimit për qëllime ushtarake të robotëve ushtarakë, që mund të vrasin, nëse nuk kanë mbikëqyrjen e njeriut.

Shkencëtarët thanë se nuk do të parin pjesë programe zhvillimi me sisteme të Inteligjencës artificiale që mbështesin robotët vrasës.

Peticioni u bën apel qeverive të përcaktojnë politikat, ligjet dhe rregulloret kundër armëve të reja. “Është e nevojshme për qytetarët, politikanët dhe drejtuesit të bëjnë dallimin mes përdorimit të pranueshëm dhe jo të pranueshëm të Inteligjencës Artificiale – shkruajnë nënshkruesit e peticionit.

“Në besojmë se vendimi për t’i marrë jetën një qenie njerëzore nuk duhet t’i delegohet kurrë një makine”, theksojnë ata.

Kujtojmë që edhe shkencëtarë të mëdhenj si Stephen Hawking, e shihnin inteligjencën artificiale si rrezik për njerëzimin.

Shpërndaje në: