Kundër më të dobtëve të globit, Kosova luan ndeshjen e 50-të jubilare: Ky është bilanci

Kundër më të dobtëve të globit, Kosova luan ndeshjen e 50-të jubilare: Ky është bilanci

Kombëtarja e Kosovës sonte me fillim nga ora 18:00 zhvillon ndeshjen e parë miqësore të muajit qershor kundër San Marinos.

‘Dardanët’ kanë mundësi të artë të shënojnë e të fitojnë me rezultat të thellë, pasi po luajnë literalisht kundër Kombëtares më të dobët të planetit, shkruan Periskopi.

San Marino renditet në vendin e fundit (210) në ranglistën e FIFA-s, teksa kurrë në histori të vetë nuk ka fituar asnjë ndeshje kompetitive.

Kjo do të jetë përballja e 50-të jubilare për Kosovën që prej pranimit në FIFA, teksa ka një bilanc prej 17 fitoreve, 10 barazimeve dhe 22 humbje. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: