Kulturës i hapet një mundësi për qasje në fonde e përvoja ndërkombëtare
Kosova që nga e marta është anëtari më i ri. Bartës i këtij procesi për anëtarësim ka qenë Task-forca për anëtarësimin e Kosovës në institucionet e mekanizmat ndërkombëtarë të kulturës, e themeluar në qershor të vitit të kaluar me propozim nga MKRS-ja, miratuar nga Qeveria e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Artan Ahmetaj, udhëheqës i kësaj Task-force ka thënë se ai ishte bërë pjesë e samitit të shtatë që ka organizuar kjo IFACCA në tetor të vitit të kaluar dhe me këtë rast kishte dërguar kërkesë për anëtarësimin e Kosovës.
Sipas tij, përveç kësaj kërkese dhe bisedave joformale nuk u është dashur më shumë punë për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti, i cili është i themeluar në vitin 2000 me seli në Sidnei të Australisë. Misioni i kësaj federate është krijimi i bashkëpunimit efikas dhe afatgjatë në sektorin e artit e të kulturës mes shteteve anëtare me qëllim të ndarjes së njohurive dhe përvojave për të zhvilluar dhe forcuar këtë fushë e po ashtu për të nxitur dialog.
Anëtarësimin në këtë federatë kryetari i Forumit Kulturor, Florent Mehmeti, e ka konsideruar si një mundësi shumë të mirë, megjithëse dyshon në efikasitetin e MKRS-së për të sjellë rezultate pozitive nga ky anëtarësim.