Kuka: Jemi popull fitues dhe do vazhdojmë me fitore në çdo lami e çdo sport
Mjeshtri i madh, njeriu më meritor për përfaqësimin e denjë të Kosovës në Lojërat Olimpike, Driton Kuka, ka thënë disa fjalë para qytetarëve në Prishtinë.
Kuka fillimisht është shprehur i kënaqur me pritjen që i është bërë ekipit të tij, kurse ka folur edhe për Majlindën.
Më poshtë Periskopi ua përcjell fjalët e Driton Kukës.
“E kam prit një pritje dinjitoze, por një organizmi të tillë nuk e kam pritë. Është kënaqësi që pas asaj që ndodhi në Rio, një medalje e artë olimpike që tejkaloi dimensionet sportive, që tregoi që si popull kemi merituar lirinë, tashmë po vazhdojmë tutje. E potencoi kryeministri se ajo që na bëri krenare është Majlinda. Ajo që hapi dyert për ne është Majlinda. Ndërsa ëndrrën e saj e kanë vazhduar ato që u stërviten me Majlindën.”
“Ato ishin për medalje, por 2 të arta nuk i prisja as unë. Më kanë befasuar edhe mua. Këto janë tri heroina të Kosovës.”
“Ne jemi popull fitues dhe do të vazhdojmë tutje me fitore në çdo lami e sport”, përfundoi Kuka. /Periskopi/