Kuka: Distria e Nora kanë menu që janë tash kampione e ndryshojnë raoportin me mu, duhet me i qitë në binarë

Kuka: Distria e Nora kanë menu që janë tash kampione e ndryshojnë raoportin me mu, duhet me i qitë në binarë

Trajneri më i mirë në botë i xhudos, Driton Kuka ka lënë të nënkuptohet se Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi disi kanë humbur disiplinën pasi janë shpallur të arta olimpike.

Në emisionin “Sporti Total” në KTV, Kuka tha se iu ka dhënë ultimatum dy xhudisteve.

“Distria dhe Nora mas fitimit të medaljeve Olimpike, e kemi pas një mbledhje aty, ju kom thanë që duhet me pasë kujdes, tash e keni nivelin e lartë dhe duhet me pasë kujdes në çdo aspekt. Po më duket që hala s’janë ka akomodohen me të qenit kampione Olimpike. Dhe ju kom thanë që në raport me mu nuk muni me ndryshu, se tituli nuk munet me iu ndryshu qasjen dhe raportet me mu, dhe ato kanë mendu që kur janë kampione olimpike tash ndrron raporti, që s’o qashtu hiç. Po i pres deri në vitin e ri, e mas vitit të ri me i qitë në binar. Te unë nuk funksionon ndryshe, “my ëay ose off”. Edhe Majlindës ja kom shkurtu ato mendimet që ajo munet me m’kallëzu mu qysh me u sjellë në stërvitje.” – tha Kuka, përcjell Insporti.

Ai tutje tha se, xhudisteve iu ka kushtuar kohë më shumë se fëmijëve të tij dhe edhe nga ato pret përkushtim.

Trajneri Kuka udhëhoqi shtetin e Kosovës drejt dy medaljeve të arta në Lojërat Olimpike që u zhvilluan këtë vit që po lëm pas në Tokio. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën që të fitojnë vendin e parë dhe kësisoj të sjellin dy medalje të tjera në Kosovë.

Teksa, dy ditë më parë IJF shpalli  trajnerin nga Kosova, Driton Kuka, si trajnerin më të mirë për vitin 2021 në xhudo dhe Distrie Krasniqin si xhudistja më e mirë për vitin 2021.

 

Shpërndaje në: