Kujdesuni për veten si këta personazhe të njohur
Kur shohim personaze të njohur të botës së modës, apo aktorë këngëtarë etj, mahnitemi nga përkujdesja e cdo detaji, sidomos të fytyrës dhe flokëve. Mendimi I parë është ai që kujdesi për ta është kryesori dhe se shpenzimet që bëjnë janë shuma marramendëse. Por nuk është plotësisht e vërtetë. Më poshtë janë disa maska që përgatiten lehtësisht në shtëpi dhe janë sekretet e disa VIP-ave:
Maska e flokëve e Miranda Kerr: 2 luge gjelle vaj kokosi dhe 1 lugë uthull e kuqë. Përziejini bashkë dhe vendoseni në flokët tuaj pasi ti keni larë me shampo, përpara balsamit. Koha qe duhet ta mbani është 3 deri ne 5 minuta.
Kremi i duarve i Julia Roberts: Vaji I ullirit. Aktorja në një intervistë ka thënë se është e vetëdijshme që me kalimin e viteve duart janë ato që tregojnë moshën më shumë se cdo gjë tjetër. Ajo ka gjetur sekretin për tu kujdesur për to Vajin e ullirit.
Maska për trajtimin e akneve nga Kendall Jenner: ½ e lugës së gjellse me lëng limoni + ½ e lugës së gjellës me sodë buke + një lugë me mjalt. Të gjithë këto përbërës përzihen dhe aplikohen në zonën e akneve gjatë natës.
Skrabi për buzër I Priyanka Chopra: Do ju duhet shumë pak kripë deti + 2-3 pika glicerinë dhe ujë trëndafili. Kjo është një “recetë” indiane.
Maska kundër rrudhave e Victoria Beckham: 1 avokado + 1 kajsi. Shtypini këto fruta dhe miksojini bashkë. Më pas vendosini në fytyrë për 10-15 minuta.
Maska e flokëve e Adriana Limës: 1 avokado dhe pak balsam flokësh. Përzieni bashkë dy përbërësit dhe me pas lijeni në lokët tuaj për 30-45 minuta. Adriana e përdor këtë maskë dy herë në javë.
Hidratuesi I fytyrës nga Emma Stone: Aktorja ka një lëkurë shumë delikate dhe është alergjike ndaj shumë produkteve kozmetike. AJo përdor vajin e farave të rrushit cdo antë para se të flej gjumë.