Kujdesuni për lëkurën me maskat e fytyrës në kushtet e shtëpisë

Kujdesuni për lëkurën me maskat e fytyrës në kushtet e shtëpisë

Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e fytyrës janë një zgjidhje e mirë, sidomos kur bëhen me produkte natyrale, që të gjithë i kanë në shtëpitë e tyre. Më poshtë propozojmë një listë të maskave të fytyrës, të bëra në kushte shtëpie, të cilat realizohen shumë shpejt dhe ndihmojnë në rigjenerimin dhe ushqyerjen e fytyrës tuaj.

Banane dhe mjaltë- Kjo maskë ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë, lufton bakteret dhe i jep i shëndet lëkurës. Merrni një banane të pjekur dhe shtypeni derisa të marrë formë pureje. I shtoni dy lugë mjaftë dhe disa pika lëng limoni të freskët. Maskën e përftuar vendoseni në fytyrë për 10 minuta.

Kakao dhe kafe- Maska ndihmon në heqjen e lëkurës së vdekur nga fytyra dhe e forcon atë. Në një gotë me qumësht hidhni 3 lugë të vogla kafe dhe 3 lugë të vogla kakao. Përziejini dhe më pas shtoni disa lugë mjaltë. Vendoseni maskën në fytyrën tuaj dhe prisni derisa të thahet përpara se ta lani.

Avokado dhe mjaltë- Avokado është shumë i mirë për fytyrë të thatë dhe kur përzihet me pak mjaltë, lufton bakteret dhe aknet. Pasi ta keni shtypur avokadon i shtoni një lugë mjaltë dhe përzierjen mbajeni në fytyrë për të paktën 10 minuta.

Të bardhat e vezëve- Nëse përziejmë një përbërës të dobishëm për lëkurën, siç janë të bardhat e vezëve me kos, maska e përftuar ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës. Hidhni dy lugë kos, tek të bardhat e vezëve dhe në fund për të hequr maskën e fytyrës, përdorni ujë të ngrohtë.

Kastraveci- Kastraveci bën mirë edhe për lëkurën e thatë edhe për atë të vajosur. Shtypni kastravecin aq sa te krijohet një sasi tuli dhe përziejeni me salcë kosi. Edhe pse është një maskë që nuk vjen erë të mirë, rigjeneron lëkurën dhe redukton njollat e fytyrës.

Shpërndaje në: