Kujdesuni për fëmijët tuaj: Shikojeni se si ky person tenton ta rrëmbejë këtë fëmijë në rrugë

Periskopi.com Video

Një kalimtar u kap nga kamerat duke tërhequr një djalë të vogël nga vëllai i tij dhe një shok që po luanin në rrugë.

Djali u shpëtua për fat të mirë nga vëllai i tij më i madh në tentativën për rrëmbim. Vëllai i tij për fat e pa ngjarjen dhe vrapoi për ta tërhequr nga rrëmbyesi

Policia e gjeti personin, ndërsa ai pretendoi se vetëm ishte duke luajtur me fëmijën.

Postimi në internet i videos tregon një burrë të veshur me të zeza dhe tre fëmijë jashtë një dyqani për pajisje shtëpiake në Fenggang, qytet i Dongguan në provincën Guangdong në Kinë, më 9 maj.

Njeriu, i njohur me mbiemrin Zhu, po ecte përballë djalit, dhe fillimisht e tërheq atë nga mjekra.

Ai pastaj e merr atë për dore dhe fillon ta tërheq më larg.

Vëllai më i madh i djalit vuri re dhe shkoi shpejt. Ai kapi vëllain e tij më të vogël nga mbrapa dhe e tërhoqi atë nga Z Zhu.

Zhu shpejt hoqi dorë dhe u largua.

Sipas KanKan News, prindërit e djemve raportuan rastin në polici për tentim rrëmbimi.

Policia e Fenggang gjeti personin dhe e mori atë në stacionin e policisë të njëjtën ditë.

Zhu pretendonte se ai ishte vetëm ‘duke luajtur me fëmijën’ dhe nuk kishte ndërmend ta rrëmbejë djalin. Rasti është ende nën hetim.