Kujdesi ndaj lëkurës në ditët e nxehta
Për kujdesin e lëkurës së fëmijëve ndaj diellit, ekspertët rekomandojnë të përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 20, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50.
Fëmijëve ashtu si të rriturve, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin, sistemin imunitar, kockat dhe lëkuren. Por, ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm mund të ketë̈ pasoja negative të tilla si djegie nga dielli, dhe në një̈ afat kohor më të gjatë fillimin e tumoreve, përfshirë̈ melanomat.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që asnjëherë të mos neglizhoni të kujdeseni për lëkurën tuaj.
“Qëndroni në ambiente të freskëta gjatë intervalit kohor 10:00-17:00. Përdorni syze dielli. Përdorni kapele. Përdorni kremin me SPF 50. Përdorni kremin mbrojtës për lëkurën e fytyrës. Konsumoni sa më shumë ujë. Vishni veshje të lehta. Qëndroni në hije”, -thonë ata.