Kujdesi ndaj flokëve: Mos bëni këto 7 gabime gjatë dimrit!

Kujdesi ndaj flokëve: Mos bëni këto 7 gabime gjatë dimrit!

Me ndryshimin e stinëve, ne vëmë re ndryshime edhe në lëkurë dhe flokë.

Ju mund të supozoni se vera është sezoni më i keq për flokët tuaj, me diellin e ashpër, ujin e kripur të detit, lagështinë dhe një pishinë klori.

Por, ashtu si mund të bëni gjëra për të mbrojtur flokët tuaj nga ashpërsia e verës, ju mund (dhe duhet) të bëni të njëjtën gjë në dimër.

Ekzistojnë disa ndryshime të rutinës suaj, që mund të përmirësojnë shëndetin e flokëve.

#1 – Sa shpesh duhet t’i prisni flokët?

Sipas eskpertëve, duhet të përpiqeni t’i prisni flokët çdo tetë deri në 12 javë.

“Mbani mend se flokët tanë “prishen” në funde dhe njëkohësisht, rriten në rrënjë. Për të evituar këtë ata sugjerojnë metodën “pastrimi i pluhurit”, që do të thotë të bëni këto mikro-prerjet çdo 8-12 javë.

#2 – A ekziston diçka si “t’i lash flokët më shumë seç duhet”?

Në dimër, ajri i ftohtë mund të ndikojë në reduktimin e lagështisë natyrale të flokëve, gjë që sjell dëmtime dhe “fije të brishta”.

Çfarë mund të bëni?

Përqendrohuni te hidratimi, që do të thotë: T’i lani më pak flokët.

Skalpi ka tendencën të jetë më i thatë në dimër. Mundohuni të përdorni më shumë produkte që kanë përfitime hidratuese.

Ekspertët e pyetur nga Bustle, sugjerojnë mos t’i lani flokët më shumë se tre herë në javë.

Nga ana tjetër, ju mund të jeni duke i larë flokët edhe më pak seç duhet. Duhet t’i lani minimumi një herë në javë për të ruajtur shëndetin e flokëve dhe të kokës.

Tekstura mund të luajë një rol edhe në frekuencën e larjes, pasi flokët e drejtë mund të jenë më të yndyrshëm, ndërsa flokët kaçurrelë priren të jenë më të thatë.

#3 – A duhet ta ndërroni shampon?

Në temën e larjes së flokëve, shumë njerëz pyesin nëse duhet ta ndërroni shampon tuaj herë pas here.

Dr. Christine Martey-Ochola, kimiste, thotë se kjo nuk nuk është e nevojshme.

#4 – A është gabim të mbajmë një kapele/kapuç me flokë të lagur/gjysmë të lagur?

Një zgjidhje e shpejtë për të maskuar flokët ende të lagur kur jeni në nxitim është të hidhni një kapele mbi kokë. Kjo, megjithatë, nuk është ideja më e mirë për flokët tuaj.

“Nëse flokët nën kapele janë të ngatërruara, kjo mund t’i dëmtojë flokët tuaj, duke bërë që të bien më shumë.”

Sidoqoftë, nëse në një moment të caktuar, nuk keni zgjidhje, sigurohuni të paktën t’i zbusni ato me një produkt specifik.

#5 – A është i ftohti ekstrem, i dëmshëm për flokët?

Po, nxehtësia është një fajtor i zakonshëm për dëmtimin e flokëve, por as i ftohti nuk është shaka.

“Flokët kalojnë shumë ndryshime gjatë dimrit sepse ajri i ftohtë së bashku me mungesën e lagështisë dhe ngrohtësisë në ambiente të mbyllura, i bëjnë flokët të thatë dhe të brishtë. Kjo mund të shkaktojë tharje të kokës dhe flokë të dëmtuar.

Atëherë çfarë mund të bëni?

Për të mbrojtur flokët tuaj, ekspertët rekomandojnë për Bustle, të bëni maska të rregullta për flokët, të përdorni mbrojtës të nxehtësisë dhe të provoni teknika që nuk përfshijnë nxehtësi, për të bërë onde.

#6 – A mund të dilni me flokë të lagur?

Flokët e lagur në të ftohtë duhet të jenë të ndaluara! Kjo çon në dëmtim të fijeve të flokët, duke i bërë ato më të dobëta, më “të thyeshme”.

#7 – Çfarë materialesh dëmtojnë flokët?

Të gjithë ekspertët e intervistuar ranë dakord se materialet prej leshi dhe pambuku janë të dëmshme për flokët, ndërkohë që mëndafshi nuk shkakton ndonjë fërkim me flokët tuaj, prandaj mbetet një zgjidhje më e mirë.

Ekspertët e flokëve: Dr. Christine Martey-Ochola, Chad Kenyon, Sarah Klein, Ashley Ruiz, Shelley Davis

Shpërndaje në: