Kujdes nga pijet me sheqer, rriten shanset për t’u prekur nga kanceri
Një studim francez ka dalë në përfundimin se konsumimi i pijeve me sheqer, duke përfshirë 100% lëng frutash mund të rrisë rrezikut e sëmundjes së kancerit.
Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris monitoruan konsumin e ushqimit dhe pijeve te më shumë se 101.000 të rriturve nga viti 2009 deri në vitin 2017.
Ata treguan në studimin e tyre të botuar të mërkurën në British Medical Journal se “konsumi i pijeve me sheqer ishte i lidhur dukshëm me rrezikun e kancerit të përgjithshëm”.
Ekipi i studimit ka përcaktuar pijet e sheqerit si pije që përmbajnë më shumë se 5% të karbohidrateve të thjeshta, të cilat përfshijnë pijet joalkoolike, shurupe, milkshakes dhe pije energjetike, ndër të tjera edhe 100% lëng frutash.
Gjithashtu ata thanë se një pije me sheqer prej 100 ml në ditë rrit rrezikun e kancerit me 18%, por nëse është pijë e ëmbëlsuar artificialisht atëherë nuk ka një rritje në rrezik të kancerit.
Nga 2.193 kanceret e kontraktuar gjatë studimit, 693 ishin kancere të gjirit, 291 ishin kancere të prostatës dhe 166 ishin kancere kolorektale. Mosha mesatare në diagnozën e kancerit ishte 58 vjeç.
Por për të zbutur zgjedhjet e tyre shkencëtarët theksuan se studimi ishte “vëzhgues” dhe se rezultatet kishin marrë parasysh edhe faktorët sociodemografikë si mosha, gjinia, arsimi si dhe zgjedhjet e jetesës siç janë pjesëmarrësit që tymoseshin.(Tema)