Kujdes nga ky mashtrim që synon llogaritë e Gmail
Një mashtrim që synon mbajtësit e llogarive Gmail ka bërë bujë në rrjete sociale.
Konsulenti i Microsoft Solutions, Sam Mitrovic, mund të kishte qenë viktimë, siç shpjegoi në një postim.
Ai mori një njoftim që i kërkonte të miratonte një përpjekje për rikuperimin e llogarisë Gmail që ai nuk e nisi.
Një javë më vonë, afërsisht në të njëjtën orë të ditës, Mitrovic edhe një herë mori një njoftim që i kërkonte të miratonte një përpjekje për rikuperimin e llogarisë Gmail, të cilën ai përsëri refuzoi ta aprovonte.
Dhe edhe një herë, pas 40 minutash ai mori një telefonatë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Këtë herë, ai e gjeti veten duke folur me një amerikan, edhe pse telefonata e kishte origjinën nga Australia.
Burri në anën tjetër të telefonatës i kishte thënë se ka një aktivitet të dyshimtë në llogarinë e tij.
Gjatë bisedës telefonike, Mitrovic kërkoi në Google numrin e telefonit nga erdhi thirrja dhe ai u shfaq si një numër i ligjshëm për Google në Australi.