Kujdes nga këto zakone ditore! Ato janë shkaktari kryesor i formimit të rrudhave
Por, përveç kësaj rrudhat mund të formohen edhe si shkak i pakujdesive që keni në jetën e përditshme.
Ja cilat janë zakonet që ndikojnë në shfaqen e rrudhave:
Pirja e duhanit: sipas dermatologëve, duhani është një nga shkaktarët kryesorë të formimit të rrudhave.
Dieta ushqimore:nëse doni lëkurë të shëndetshme dhe të shëndritshme, dieta ushqimore luan një rol mjaft të rëndësishëm. Vitaminat dhe mineralet janë thelbësore për parandalimin e rrudhave.
Alkooli: alkooli bën që lëkura të humbasë elasticitetin dhe të fillojë të rrudhoset si shkak i dehidratimit. Alkooli ndikon në dehidratimin e trupit.
Mos heqja e make-upit: është shumë e rëndësishme të hiqni make-upin kur flini gjumë. Make upi nuk lejon ajrosjen e lëkurës dhe për pasojë ndikon në shfaqjen e rrudhave.
Lyerja në mënyrën e gabuar: asnjëherë nuk duhet të lyeni sytë në drejtim të kundërt. Ky veprim mund të shkaktojë rrudhosjen e lëkurës.
Menjanimi i kremit të diellit: rrezet e diellit janë shkaktari numër 1 i shfaqjes së rrudhave dhe plakjes së lëkurës. Zgjidhni një krem dielli me spf mbrojtës si në dimër ashtu edhe në verë.
Gjumi: është një nga rutinat më të rëndësishme për qetësimin e trupit dhe organizmit. Gjumë i mirë do të thotë edhe lëkurë e mirë.