Kujdes!- Nëse nuk i konsumoni këto produkte gjatë shtatzënisë do të shkaktoni dëme neurologjike tek fëmija

Kujdes!- Nëse nuk i konsumoni këto produkte gjatë shtatzënisë do të shkaktoni dëme neurologjike tek fëmija

Lajmi vjen nga ekspertët e spitalit “Bambino Gesù” në Romë dhe nga Meyer-i i Firences: në dy vjet, rastet e deficitit të vitaminës B12 në shtatzëni janë trefishuar, duke shkuar nga 42 në vitin 2015, në 126, në vitin 2016.

Mjekët kanë vënë re, nëpërmjet kontrollit gjithë përfshirës neonatal, se një nga arsyet e kësaj mungese, qëndron në regjimin ushqimor të gabuar të nënave, që i shkaktojnë të sapolindurit dëme neurologjike të përhershme.

Gratë në shtatzëni duhet të konsumojnë përveçse fruta e perime, edhe vezë, qumësht dhe ushqime të pasura me vitaminë B12, por gjithnjë e më shpesh vihet re se gratë zgjedhin të ndjekin një dietë vegane edhe në këtë periudhë të jetës së tyre, pa marrë parasysh rreziqet para së cilave i vënë fëmijët e tyre.

Është e rëndësishme që nënat që kanë mungesë të kësaj vitamine në ushqimin e tyre, të marrin shtesa ushqimore gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.

“Duke qenë se bëhet fjalë për një sëmundje shumë të rëndë dhe në shumë raste edhe lehtësisht të evitueshme, informimi korrekt i nënave është një detyrë etike që i pret mjekët, mediat dhe institucionet. Një fushatë serioze informacioni do të mund të shpëtonte shumë jetë”, thotë Ilaria Ciancaleoni Bartoli, që drejton Observatorin e Sëmundjeve të Rralla.

Edhe shoqatat e pediatrisë, në veçanti Shoqata Italiane e Pediatrisë (SIPPS) dhe Federata Italiane e Mjekëve Pediatër (FIMP), kanë ndërmarrë një fushatë për të kujtuar se ushqimi i duhur është thelbësor para dhe pas lindjes.

Të dyja shoqatat, bashkë me Shoqatën Italiane të Mjekësisë së Paralindjes, së fundi, kanë vendosur të thellohen në problemin e përshtatjes së dietave vegane për rritjen dhe zhvillimin neurokognitiv të fëmijëve.

“Për zhvillimin e duhur të fëmijës, dietat që përjashtojnë qumështin e djathin dhe ato vegane, janë të papërshtatshme, mbi të gjitha duke marrë parasysh fushëveprimin neurologjik, psikologjik dhe atë motorik”, konfirmon Andrea Vania, profesor i Ushqyerjes Pediatrike në Universitetin La Sapienza në Romë.

Për këtë arsye, që nga muajt e parë të jetës së fëmijës, zgjedhja më e mirë është ajo që parashikon konsumin mbizotërues të ushqimeve bimore dhe patjetër, një përdorim, qoftë edhe të kufizuar, të produkteve shtazore.

Shpërndaje në: