KUJDES me prerjen e thonjve: Mund të infektoheni nëse bëni këto gabime
Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, e cila është një nga më të mëdhatë në kujdesin e thonjve gjatë prerjes së thonjve shkurtimi i kutikulave mund ta bëjë më të lehtë për bakteret e këqija që të shkojnë në rrënjën e thonjve dhe kjo mund të çojë në një infeksion. Dhe ky nuk është gabimi i vetëm që njerëzit bëjnë kur rregullojnë thonjtë e tyre.
Mënyra se si filloni dhe përfundoni procesin e rregullimit të thonjve është e rëndësishme. Para prerjes së thonjve tuaj, sigurohuni që t’i fusni duart në ujë të ngrohtë për t’i bërë më fleksibël dhe më të lehtë për tu punuar.
Prerja e thonjve: Për pjesën më të madhe, thonjtë duhet të jenë të prera në mënyrë të pastër. Një prerje e lehtë sipas formës së thonjve jo në formë katrore por me hark është më e lehtë. Ndërsa ju mund të preferoni thonjtë e gjatë jo të shkurtër kjo nuk është zgjedhja më e shëndetshme, dermatologu Shari Lipner, tregoi për Newswise.com: “Thonjtë e shkurtër qëndrojnë më të pastër dhe thyhen më pak, gjë që është e mirë për pamjen tuaj dhe shëndetin tuaj.
Mbani mjetet e thonjve tuaj të pastër: Një tjetër gabim i thjeshtë i njerëzve gjatë gjithë kohës është se nuk pastroni mjetet që prisni dhe rregulloni thonjtë. AAD këshillon që mjetet që përdorni në thonjtë tuaj duhet të sterilizohen çdo muaj.
Kur të keni mbaruar, hidratoni duart dhe thonjtë për t’i mbajtur ato të forta.