Kujdes: Ky është rreziku i madh për ata që bëjnë dush me thjerrëza në sy
Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit që mbajnë lente në dush rrezikojnë të verbërohen.
Sipas studimit, njerëzit me thjerëza kanë shtatë herë më shumë gjasa të marrin një infeksion që kërcënon shikimin.
Studiuesit në Universitetin e Southampton zhvilluan studimin i cili zbuloi se gjumi me lente ishte gjithashtu i keq.
Autorët e studimit pretenduan se ata të moshës midis 25 dhe 54 vjeç kishin më shumë gjasa të preken. Gjithashtu nën gjysmën e pacientëve që morën pjesë pësuan një formë të humbjes së shikimit për shkak të një infeksioni.
Studimi, i raportuar në Daily Telegraph, u botua në revistën BMJ Open Ophthalmology.
Studimi thuhet se zbuloi se dushi me lente rriti rrezikun e infeksionit deri në tre herë.
Ndërkohë pak më pak se 50% e pacientëve kishin pësuar një lloj humbje të shikimit, ndërsa 70% thanë se kjo kishte ndikuar në jetën e tyre, shkruan Dailystar.