Kujdes kujt ia zini rrugën në rrugët e Amerikës: Vritet boksieri i peshës së rëndë në sy të tre fëmijëve
Një boksier profesionist u vra në sy të të dashurës dhe tre fëmijëve në një sulm rrugor natën e Krishtlindjeve, sipas policisë.
Danny Kelly Jr, 30-vjeçar nga Merilendi, ShBA, ishte duke shkuar në një aheng familjar me fëmijët dhe të dashurën të premten pasdite, kur një i dyshuar i doli përballë veturës së tij, sipas ‘NY Post’, transmeton Periskopi.
Dikush nga vetura pastaj hapi zjarr. ”Në këtë kohë, detektivët po e shikojnë mundësinë nëse kjo ishte sulm potencial rrugor,” është shprehur policia në një komunikatë.
Kur themi ‘sulm rrugor’, siç etiketohet dhe është shumë e rëndomtë në Amerikë si ‘road rage’, nënkuptojmë sulm që shkaktohet nga stresi dhe konfliktet e mundshme në trafik ku përfshihet ngasja e veturës në një mënyrë që frustron ngasësin tjetër. /Periskopi.com