Kujdes! Kjo është ‘sëmundja’ më e përhapur!

Kujdes! Kjo është ‘sëmundja’ më e përhapur!

 Sëmundja më e përhapur në planet ku numri i të prekurve arrin në 350 milionë, është depresioni.

Të paktën një milion persona vetëvriten si rezultat i prekjes nga ai.

Depresioni ka forma të ndryshme, që nga ai sezonal deri te ai reaktiv, që nga melankolia deri te forma e re e quajtur “depresioni modern”, i vërejtur te të rinjtë japonezë gjatë viteve 2000, por ende i panjohur zyrtarisht nga komuniteti shkencor.
Mjekët psikiatër nënvizojnë se dy të tretat e pacientëve nuk janë të vetëdijshëm se duhet të kurohen, çka do të thotë se ata shndërrohen në të sëmurë depresivë kronik.
Në mbarë botën, depresioni është shkaku kryesor i paaftësisë dhe një faktor rreziku për vetëdëmtim, vetëvrasje e për sëmundjen koronare të zemrës.

Simptomat e depresionit:
Humbje interesi ose humbje e kënaqësisë në aktivitete.
Të ndjerit të lodhur;
Ndryshime sinjifikative në peshë ose në të ngrënë;
Vështirësi në gjumë ose gjumë më shumë sesa zakonisht;
Ngadalësim lëvizjesh;
Përqendrim i dobët, vështirësi në marrjen e vendimeve;
Të ndjerit fajtor;
Mendime për vdekje ose vetëvrasje.
Nëse jeni duke përjetuar këto simptoma, ju mund ta ndaloni kryerjen e gjërave që më parë parapëlqenit dhe nëse simptomat janë të rënda, mund të keni vështirësi për të komunikuar me të tjerët. Në këtë mënyrë, depresioni mund t’ju kufizojë socialisht dhe të ktheheni në të izoluar.
 

Depresioni mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera:
Dhimbje koke
Dhimbje muskujsh
Kapsllëk ose diarre
Dëshirë të vogël për marrëdhëniet seksuale
Kështu që mundohuni ta shmangni këtë “sëmundje” sepse është një ndër më të këqijat në botë…

Shpërndaje në: