Kujdes! Kjo është droga që mund të të vrasë edhe me prekje
Alarm për vrasësin e ri të drogës që është 10,000 herë më i fortë se morfina.
Policia amerikane është në kërkim të ilaçit të ri që është gjithnjë e më i zakonshëm tek të varurit nga droga dhe madje mund të vrasë edhe vetëm me prekje.
Emri i saj është Grey Death (vdekje gri) dhe është kryesisht një përzierje e substancave të tilla si heroinë , fentanil dhe carfentanil në sasi të panjohura.
Në të vërtetë, siç raporton Drugs.com , ekziston një urdhër që mos ta prekni atë me duar të zhveshura. Kjo për shkak se mund të përthithet përmes lëkurës dhe të shkaktojë depresion fatal të frymëmarrjes pasi është jashtëzakonisht toksike.
Alarmi është dhënë nga autoritetet amerikane, që i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse hasin më ketë lloj droge apo edhe droga të tjera të kontaktojnë menjëherë.