Kujdes, këto janë shenjat e kancerit

Kujdes, këto janë shenjat e kancerit

Vitet e fundit vihet re një rritje e rasteve me kancer. E rëndësishme është të njihen shenjat dhe mënyrat parandaluese të kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Më poshtë do të japim disa nga shenjat të cilat mund të jenë paralajmëruese të kancerit:

Ndryshimet e gjirit mund të jenë një problem i përbashkët i femrave dhe meshkujve

Gjëndrat e shfaqura në gji apo nën sqetulla, tkurrja e gjirit, ndryshimet në madhësi dhe formë të gjirit, rrjedhjet e majës së gjirit, plagët në gji apo skuqjet mund të jenë shenja të kancerit të gjirit. Edhe te meshkujt mund të shfaqet kanceri i gjirit, por në raste të rralla.

Hemorragjitë e pazakonta te femrat

Hemorragjitë e shfaqura jashtë kohës së menstruacioneve, gjatë menopauzës apo pas marrëdhënieve seksuale mund të jenë shenjë e kancerit të qafës së mitrës.

 

Ndjesia e fryrjes dhe tensionimit te femrat

Veçanërisht ndjesia e fryrjes së barkut dhe ndjesia e ngopjes te femrat mund të jetë shenjë paralajmëruese e kancerit të vezoreve. Nëse personi ndjen dhimbje barku, dhimbje në pjesën e fundme të barkut dhe urinon shpesh duhet të vizitohet menjëherë te mjeku.

 

Kanceri i prostatës te meshkujt mund të shfaqet nga ndryshimet e zakoneve të tualetit

Urinimi i shpeshtë dhe me dhimbje, shfaqja e njollave të gjakut në urinë mund të jenë shenjat e para të kancerit të prostatës ose fshikëzës urinare. Një nga shkaqet e shfaqjes së gjakut në urine mund të jetë dhe kanceri në veshka.

 

Rënia e menjëhershme në peshë

Mungesa e oreksit dhe dhënia e më shumë se 5 kileve brenda disa muajve mund të jetë shenjë paralajmëruese e kanceri të pankreasit, stomakut, ezofagut apo mushkërive.

 

Temperaturë e lartë dhe e vazhdueshme

Kjo shenjë mund të paralajmërojë kancerin e gjakut si leukeminë apo linfomën. Mund të shfaqet edhe si shenjë e kancerit të veshkave dhe mëlçisë.

 

Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur

Lodhja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e shumë sëmundjeve. Por një lodhje e cila nuk kalon për disa javë, nuk kalon as me pushim mund të jetë shenjë e një sëmundjeje serioze.

 

Kujdes ndryshimet te gjëndrat limfatike!

Shfaqja e gjëndrrave në qafë apo nën sqetull të shoqëruara me dhimbje, dobësim, djersitje gjatë natës dhe temperaturë mund të jetë shenjë e kancerit të gjakut (linfoma).

 

E kollitura dhe ngjirja e zërit

Veçanërisht mund të shfaqet te personat të cilët konsumojnë cigaren për një kohë të gjatë. Një e kollitur e fortë dhe e vazhdueshme e shoqëruar edhe me sekrecione me gjak, marrje fryme dhe ngjizje zëri të bën të dyshosh për kancerin e mushkërive.

 

Vëzhgoni ndryshimet e lëkurës

Një masë e shfaqur kohëve të fundit apo acarim i një nishani apo shenje ekzistuese, ndryshimi i formës dhe madhësisë së saj mund të jetë shenjë e kancerit të lëkurës./syri.net/

Shpërndaje në: