Kujdes: Celulari juaj mund t’ju vrasë
Teknologjia është gjithandej, smartphone-i, laptopi apo desktopi janë të pashmangshëm në ditët e sotme, duke na lehtësuar punë, por edhe duke na kërcënuar seriozisht shëndetin.
Përdorimi i këtyre paisjeve teknologjike shkakton dhimbje qafe, dhimbje koke, skuqje të syve si dhe nxit jetën sedentare. Por, përveç këtyre ekspertët pretendojnë se celularët, tabletët apo edhe paisje të tjera teknologjike mund të emetojnë tym toksik.
Pra,nxehja e baterisë së celularit tuaj është një nga rastet kur ajo lëshon jone Litiumi.
Sipas studiuesve kjo ndodh edhe kur bateria është dëmtuar ose kur ju përdorni një karikues të konsumuar. Nga ana tjetër ekspertët këshillojnë të ruheni edhe nga shpërthimi i baterisë në rastet kur ajo nxehet shumë, si në rastin e Samsung Galaxy Note 7, në fillim të këtij viti. Edhe në qoftë se bateria e celularit tuaj funksionon shumë mirë, ajo mund të nxehet edhe në rrethana të tjera, në qoftë se e lini në diell me një kasë, e cila nuk lejon ajrosjen, në makinë kur temperatura është e lartë apo edhe nga përdorimi për një kohë të gjatë.