Kualifikimet e Botërorit futsall: Kosova mposht Bullgarinë

Kualifikimet e Botërorit futsall: Kosova mposht Bullgarinë

Kosova ka mposhtur Bullgarinë, në ndeshjen e parë për kualifikimet në Botëror.

Kombëtarja e Kosovës në futsall e nisi mbarë ndeshjen për kualifikim në Kampionatin Botëror 2024, pasi mposhtën Bullgarinë me rezultat 2:0.

Drilon Maxharraj në minutën e 16` dhe Meriton Salihu në të 26` i dhuruan fitoren ‘Dardanëve’, shkruan lajmi.net.

Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë më nëntë prill ndaj Armenisë, ndërsa me 11 prill ndaj Skocisë.

Shpërndaje në: