‘Ku është problemi që ti nuk tradhton’ – emisioni kosovar që promovon degjenerim shfrenues në TV
Kohëve të fundit kanë qenë shumë të përhapura emisionet që kanë për qëllim ndërveprimet mashkull-femër, në kërkim të asaj që po paraqitet si ‘dashuri’.
E gjitha kjo transmetohet në sy të kamerave, me objektivin e vetëm që ka spektaklin dhe tërheqjen e audiencës dhe shikueshmërisë, shkruan Periskopi.
Një version i tmerrshëm i asaj që e përshkruam më lart është padyshim emisioni kosovar i titulluar ”It’s my love”.
Në një hapësirë studioje, skena është e ndarë në dy taborre – atë të meshkujve dhe të femrave në anë të kundërta.
Pra, qëllimi është që të krijohet një interaksion mes dy palëve, e pastaj të vazhdohet tutje në krijimin e raporteve intime nën vëzhgimin e kamerave.
Në një episod absolutisht skandaloz, prezantuesi i emisionit ”It’s my love” pyet njërin nga konkurrentët: ”A ke tradhtuar ndonjëherë, pret atë me të tradhtu të parën, apo ku është problemi që nuk tradhton?”
Në sytë e prezantuesit këmbëngulja për të mos tradhtuar shikohet si ”problem” apo fenomen i rrallë.
Shikoni më poshtë pamjet. /Periskopi.com/
View this post on Instagram