Ku është Lewandowski? Bayerni nuk e përfshin sulmuesin polak në videon e re

Ku është Lewandowski? Bayerni nuk e përfshin sulmuesin polak në videon e re

Bayern Munich ka rinovuar bashkëpunimin me kompaninë Japoneze të Komani, sponsor shumë i rëndësishëm për kampionët e Gjermanisë.

Megjithatë ajo që bie në sy është fakti që në videon e publikuar nga bavarezët në rrjetet sociale askund nuk shihet Robert Lewandowski.

Është e pamundur të injorohet fakti se ndërsa emra si Thomas Muller, Alphonso Davies dhe Serge Gnabry dallohen qartësisht në video, sulmuesi polak nuk del në asnjë fragment.

Andreas Jung, anëtar i bordit të marketingut të Bayern-it, ka bërë me dije se: “Partneriteti me KONAMI-n ka një rëndësi të madhe për ne, sepse ky treg po lulëzon dhe është veçanërisht i popullarizuar me tifozët e rinj. Ne e duam futbollin dhe ky bashkëpunim ofron mundësinë ideale për të luajtur lojën virtualisht me tifozët tanë në mbarë botën dhe për të lidhur të gjithë në këtë mënyrë.”

Sulmuesi 33-vjeçar nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të nisur një sfidë të re jashtë Mynihut këtë verë.

Lewandowski ka shënuar 344 gola në 375 paraqitjeve për Bayernin, duke i ndihmuar ata të fitojnë tetë tituj të Bundesligës dhe një trofe të Champions League, por polaku është i etur të përjetojë një tjetër ekperiencë përpara se ta mbyll karrierën si futbollist.

VIDEO

Shpërndaje në: