Ku duhet të ankoheni kur keni probleme me bankat?
Shumë shpesh qytetarët kanë probleme në sherbimet financiare në institucione të ndryshme.
Këto probleme mund të hasën në bankë, kompani të sigurimeve, instutcione mikrofinanciare e kudo tjetër ku qytetarët mund të jenë të pakënaqur në aspektin e shërbimit financiar.
Mbrojtësit e Konsumatorëve, në një postim të tyre në facebook kanë thënë se për shumicën e problemeve me shërbime financiare, organi përgjegjës për trajtimin e ankesave është Banka Qendrore e Kosovës (BQK).
Pra, kjo fushë përfshin rreziqe serioze për Klientët, veçanërisht kur ata nuk janë në gjendje të kuptojnë produktet komplekse financiare, ose të marrin hua të papërshtatshme bazuar në zgjedhje të painformuara.
Ndonësë sipas tyre fusha e politikës së shërbimeve financiare për mbrojtjen e konsumatorit është një nga çështjet më të komplikuara dhe më të rëndësishme për tu adresuar dhe se mbrojtja e konsumatorëve në sektorin e shërbimeve financiare bie brenda qëllimit më të gjerë të mbrojtjes së interesave të tyre ekonomik.
“Sa herë që hasni probleme me banka, kompani të sigurimeve, institucione mikrofinanciare, institucione financiare jobankare apo edhe fonde pensionale ankohuni te Banka Qendrore e Kosovës përmes formave të pëshkruara këtu: https://bqk-kos.org/ankesat/” thuhet në njoftimin e tyre.