Ku çon mohimi i luftës së klasave
Rritja e populizmit në të dyja anët e Atlantikut po hetohet psikoanalitikisht, kulturalisht, antropologjikisht, estetikisht dhe natyrisht edhe në termet e politikave identitare. I vetmi kënd që mbeti i paeksploruar është ai që mban çelësin e të kuptuarit të asaj që po ndodh: lufta e pandërprerë kundër të varfërve që prej fundit të viteve 70.
ATHINË – Atmosfera politike në Anglosferë [shën. i përkthyesit: vendet ku anglishtja është gjuha amë] është e mbushur me tërbimin borgjez. Në Shtetet e Bashkuara, i ashtuquajturi establishment liberal është i bindur se është mashtruar nga hakerët e Vladimir Putinit, dhe nga funksionimi i keq i Facebookut. Në Britani, poashtu, borgjezia e zemëruar po e sulmon veten që e mbështeti largimin nga Bashkimi Evropjan në favor të izolimit namkeq ende të parealizuar, pavarësisht një procesi që mund të përshkruhet vetëm si Brexiti i qenve.
Vargu i analizës vihet në skenë. Rritja e parokializmit militant në të dy anët e atlantikut po hetohet nga çdo kënd i imagjinueshëm: psikoanalitik, kulturor, antropologjik, estetik, dhe natyrisht në termet e politikave identitare. I vetmi kënd që ka mbetur i paeksploruar është ai që mban çelësin e të kuptuarit të asaj që po ndodh: luftës së vazhdueshme të klasave që u bë ndaj të varfërve që nga fundi i viteve 70.
Në vitin 2016, viti i të dyjave Brexitit dhe Trumpit, të neglizhuar nga ‘mprehtësia’ e analistëve të establismentit, u bë ajo që u bë. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se gjysma e familjeve amerikane e kishin të pamundur, sipas të dhënave të Rezervave Federale, që të merrnin hua që do t’iu lejonte atyre të blinin veturat më të lira në shitje [12 mijë $]. Në ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, mbi 40% e familjeve mbështeteshin ose nga kreditë ose përmes bankave të ushqimeve për të ushqyer veten dhe për të mbuluar nevojat bazike.
Williami i Okhamit, filozof britanik i shekullit të katërmbëdhjetë, kishte postuluar që, kur na i përplasnin për fytyre shpjegimet e ndryshme, kishim prirjen që të zgjedhnim atë me më së paku pohime, dhe me thjeshtësinë më të madhe. Të gjithë ata komentues të establishmentit në SHBA dhe Britani, duket se e kanë neglizhuar parimin në fjalë.
Ngurrues për të pranuar luftën e intensifikuar të klasave, ata zhurmojnë pandërprerë me teori konspiracioni për influencën ruse, shpërthimin spontan të misogjinisë, ardhjes së emigrantëve, rritjes së makinerive e robotëve, e kështu me radhë. Ndërsa të gjitha këto frikëra janë ngushtë të lidhura me parokializmin militant që i dha forcë Trumpit dhe Brexitit, ato janë vetëm tangjenciale të një shkaku më të thellë – luftës klasore kundër të varfërve – i lidhur me të dhënat për përballueshmërinë e çmimit të veturave në SHBA dhe me varësinë nga kreditë që ka shumica e popullsisë në Britani.
E vërtetë që disa votues të klasës së mesme poashtu e mbështetën Trumpin dhe Brexitin. Por ajo mbështetje ishte shkak i të vështruarit të klasave poshtë tyre tek mbërtheheshin në dëshpërim, ndërsa e ardhmja e fëmijëve të tyre nuk iu dukej hiç e mirë.
Njëzet vjet më parë, të njëjtit komentues liberalë po e kultivonin ëndrrën e pamundur që një kapitalizëm i globalizuar financiar do të jipte prosperitet për shumicën. Në kohën sa kapitali po bëhej më i koncentruar në një shkallë globale, ndërkohë që gjithnjë e më shumë militantë ishin kundër jozzotëruesve të aseteve, ata po deklaronin se lufta e klasave kishte mbaruar. Ndërsa klasa punëtore po rritej në mbarë botën, ani që perspektiva e punësimit dukej më e dobët në anglosferë, këto elita u sollën sikur klasat të ishin diçka e së kaluarës.
Kollapsi financiar i vitit 2008 dhe Recesioni i madh e varrosën ëndrrën e tyre. E prapë, liberalët e shpërfillën faktin e pamohueshëm që humbjet gjigante të shkaktuara nga sektori financiar kuazi-kriminal ishin ngarkuar në kurrizin e klasës punëtore për të cilën mendonin se nuk vlente më.
Për imazhin që kanë për veten si progresivë, gatishmëria e elitave për të shpërfillur ndarjen e zgjeruar të klasave, dhe për ta zëvendësuar me politikat identitare, ishte dhurata më e madhe për një populizëm toksik. Në Britani, Partia Laboriste [nën Tony Blairin, Gordon Brownin dhe Ed Millibandin] ishte shumë e druajtur qoftë edhe të përmendte intensifikimin e klasave psa 2008-s kundër shumicës, duke çuar në rritjen e partisë UKIP, me parokializmin e saj Brexit.
Shoqërisë së edukuar dukej se nuk i bënte nëse ishte bërë më e lehtë të hyje në Harvard ose Cambridge nëse ishe i zi sesa nëse ishe i varfër. Ata vullnetshëm e shpërfillën faktin që politikat identitare mund të ishin poaq ndarëse sa apartheidi nëse lejoheshin të vepronin si levë për mbikëqyrjen e konfliktit të klasave.
Trumpit nuk i vinte keq të fliste qartë për klasat, dhe të përkrahte – sado mashtrueshëm – ata që ishin shumë të varfër për të blerë një veturë, dhe që ishin lënë të vetëm për t’i dërguar fëmijët në Harvard. Brexiterët poashtu, përqafuan ‘të palarën e madhe’ që reflektohej në imazhin e liderit të UKIP-it, Nigel Farage, duke ndejtur në kafene me tipa të rëndomtë. Dhe kur zonat e mëdha të klasës punëtore u kthyen kundër bijëve të preferuar të establishmentit [Klintonëve, Bushëve, Blerëve dhe Kameronëve], duke iu bashkuar një parokializmi militant, komentariati fajësoi iluzionet për kapitalizmin.
Por nuk ishin iluzionet për kapitalizmin që çuan në pakënaqësinë që e ngriti Trumpin dhe Brexitin. Për më shumë, është deziluzioni me politikat e rrugës së mesme të atij lloji që intensifikoi luftën klasore kundër tyre.
Parashikueshmërisht, miratimi që i bënë Trumpit dhe Brexitit klasa punëtore ishte gjithnjë diçka që do t’i armatoste ata me pushtet elektoral, që, herët a vonë, do të zhvendosej kundër interesave të vetë klasës punëtore dhe, natyrisht, minoriteteve – prirja e vazhdueshme e populizmit në pushtet, nga të 30-at e deri më sot. Trumpi kështu e ka përdorur mbështetjen e klasës punëtore që t’i çojë përpara reformat skandaloze të taksave, ku duken zhveshur ambicjet e qarta për të ndihmuar plutokracinë ndërsa miliona amerikanë do të përballen me një kujdes të zvogëluar shëndetësor dhe, ndërsa deficiti i buxhetit federal fryhet, edhe me taksa më të mëdha.
Ngjashëm, qeveria e Konservatorëve në Britani, që i ka mbështetur qëllimet populiste të Brexitit, së fundi ka njoftuar një tjetër reduktim multimiliardësh në sigurime sociale, edukim dhe në taksa për klasën punëtore. Këto shkurtime po ndeshen saktësisht nga reduktimet në korporata dhe nga shkurtimi i brendshëm i taksave.
Sot, opinionbërësit e establishmentit, që përbuzmërisht e mohonin pertinencën e klasës punëtore, tashmë kanë kontribuar në një mjedis politik në të cilin politikat klasore do të ishin përherë të pavend, toksike dhe më pak të debatuarat. Duke folur në vend të klasës sunduese, ekspertët financiarë, bankierët, përfaqësuesit e korporatave, pronarët e mediave dhe funksionarët e industrive të mëdha, sillen sikur qëllimi i tyre ishte që të degdisnin klasën punëtore te grabitqarët populistë dhe te premtimet e tyre boshe për të bërë Amerikën dhe Britaninë “të madhe përsëri”.
E vetmja rrugë për shoqërinë e civilizuar dhe për politikat e detoksifikuara është një lëvizje e re politike që lufton në emër të një humanizmi të ri kundër padrejtësive që manufakturon klasa punëtore. Duke gjykuar nga trajtimi i pashpirt që iu bë senatorit amerikan Bernie Sanders dhe liberit laborist Jeremy Corbyn, establishmenti liberal duket se i frikësohet një lëvizjeje të tillë më shumë sesa që i frikësohet Trumpit apo Brexitit.
Përktheu dhe përshtati: Periskopi