Kthesë e bujshme për të ardhmen e Xhakës, ‘Sky Sports’: Shumë afër të nënshkruajë kontratën e re me Arsenalin

Kthesë e bujshme për të ardhmen e Xhakës, ‘Sky Sports’: Shumë afër të nënshkruajë kontratën e re me Arsenalin

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është afër të nënshkruajë kontratën e re me klubin.

28-vjeçari aktualisht ka marrëveshje deri në vitin 2023, me lojtarin që ishte i lidhur me një kalim te Roma e Jose Mourinhos, transmeton Periskopi.

Dhe pavarësisht se Roma bëri ofertë për mesfushorin zvicëran, vlerësimi i Arsenalit asnjëherë nuk gjeti pajtueshmëri te klubi nga Serie A.

‘Sky Sports’ raporton se trajneri Mikel Arteta asnjëherë nuk deshi ta shesë Xhakën dhe ai ka luajtur rol të rëndësishëm për ta bindur atë të vazhdojë të qëndrojë në ‘Emirates’. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: