“Kryqi i Serbisë”, Adelina Ismaili i përgjigjet kështu komentuesit (foto)
Këngëtarja e dashur për publikun, Adelina Ismaili, ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi.
Por kësaj radhe shkak është bërë një varëse që ajo kishte vendosur gjatë një puntate të emisionit të saj.
Adelina është shfaqur e veshur me një fustan jeshil dhe sipër tij kishte vendosur një kryq. Kjo varëse nuk ju ka pëlqyer disa prej ndjekësve të saj, pasi sipas tyre është simbol i Serbisë.
“Kryqi i Serbisë”, Adelina Ismaili iu përgjigjet atyre
“Hajt me hajër kryqi i Serbisë t’koftë”, i ka komentuar dikush këngëtares. Kjo e fundit ka reaguar menjëherë dhe i ka treguar sae në fakt nuk ka lidhje fare me Serbinë, sepse kryqi është edhe i Nënë Terezës.
“Kryqi i Nënë Terezës. Patriotizëm shit kur ta kthesh mbiemrin shqip”, ju përgjigj këngëtarja.
Komentet nga ndjekës të tjerë të saj kanë vijuar më tej, por Adelina nuk ka dashur të replikojë gjatë me ta.