Kryhet takimi Kasanof-Kurti, ZKM: Kosova konstruktive, marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit të zbatohen sa më parë

Kryhet takimi Kasanof-Kurti, ZKM: Kosova konstruktive, marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit të zbatohen sa më parë

Ka përfunduar takimi i Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasano, i cili është shoqëruar nga ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey  Hovenier.

Kurti në takim sipas zyrës së kryeministrit ka deklaruar se Kosova është konstruktive në dialogun me Serbinë, duke shtuyar se duhet të zbatohet sa më parë Marrëveshja e Ohrit dhe Aneksi i Ohrit.

Po ashtu, siç thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit, Kurti ka shprehur vlerësimin e lartë për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kontributit të tyre në çlirimin, pavarësimin dhe zhvillimin e shtetit, siç thuhet në komunikatë Kurti këto marrëdhënie i cilësoi si të fuqishme.

Gjithnjë sipas komunikatës, Kurti ka shtuar se Kosova dhe SHBA ndajmë vlera dhe qëllime të përbashkëta, si miq, aleatë e partnere

“Kosova dhe SHBA ndajmë vlera dhe qëllime të përbashkëta, si miq, aleatë e partnere  e cila reflektohet edhe nga dëshira e perceptimi edhe i vetë qytetarëve të vendit tonë. Kryeministri Kurti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, energjisë, sigurisë e më gjerë. Theksoi edhe progresin demokratik, ekonomik e shoqëror që ka njohur vendi ynë përgjatë këtij mandati qeverisës, me ç’rast veçoi edhe rëndësinë e sigurisë dhe të sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu Kurti ka folur me të edhe për Samitin e Procesit të Berlinit, e për çështjen që lidhen me bashkëpunimin rajonal

“Kryeministri theksoi edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në pritje edhe të samitit të Procesit të Berlinit të hënën e ardhshme, ku trajtoi nevojën e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila i kontribuon qytetarëve të dy vendeve”.

Kryeministri i Kosovës ka folur dhe për mundësitë e bashkëpunimit me emisarin e ri, Alexander Kasanof.

“Duke folur për marrëdhëniet bilaterale, kryeministri Kurti trajtoi mundësitë e bashkëpunimit edhe me emisarin e ri Alexander Kasanof si dhe partnerët tanë evropianë pas zgjedhjeve të mbajtura dhe komisionerëve të rinj. Ai shtoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin e dyanshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim”, thuhet në komunikatë

Shpërndaje në: