Kryhet studimi me kafe-pirësit: Del se të gjithë ishin mashtruar nga kafeja

Kryhet studimi me kafe-pirësit: Del se të gjithë ishin mashtruar nga kafeja

Një studim i ri mbi kafenë nga Universiteti Cornell ka ardhur me dy rezultate INTERESANTE.

I pari është që konsumimi i kafesë iu ndryshon perceptimin e shijes dhe i dyti është se efektet pozitive të kafesë në përqendrimin më të lartë dhe në qëndrimin zgjuar mund të jenë më shumë të asaj që njihet si “efekti placebo” se sa të përmbajtjes së saj të kafeinës.

Studimi përfshiu 107 pjesëmarrës që konsumonin dy lloje të kafesë për ditë me radhë. Njëri tip i kafesë ishte pa kafeinë fare, dhe shumë pak i ëmbël, dhe me 200 miligramë të kafeinës sintetike ndërsa tipi tjetër ishte po ashtu pa kafeinë, shumë pak i ëmbël dhe me kininë të shtuar për të simuluar shijen e hidhët si në llojin e parë, përkthen Periskopi.

Pas konsumimit, pjesëmarrësve iu kërkua që t’i nënshtroheshin një testi të sensorëve dhe të vlerësonin ëmbëlsinë e kafesë dhe të zgjidhjes së sukrozës që iu dha atyre pas kafesë.

Ata po ashtu, u pyetën që të rangonin nivelet e tyre të qëndrimit zgjuar, urisë dhe asaj se sa kafeinë mendonin se kishte në kafe. Hulumtuesit testuan kohën e reagimit të tyre.

Interesantja ishte se pjesëmarrësisht nuk mund të bënin dallimin mes kafesë me kafeinë dhe kafesë pa kafeinë. Nuk kishte po ashtu kurrfarë dallimi as sa i përket rritjes së qëndrimit zgjuar ose përqendrimit në rastin e kafesë me kafeinë apo pa kafeinë.

Kjo tregonte se kafeja kishte atë që njihet si “efekti placebo” kur vinte te puna e qëndrimit zgjuar. /Periskopi

Shpërndaje në: