Kryhet një operacion i rralle dhe i ndërlikuar i lukthit në Spitalin e Mitrovicës

Kryhet një operacion i rralle dhe i ndërlikuar i lukthit në Spitalin e Mitrovicës

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ka njoftuar se është kryer një operacion i rrallë dhe i ndërlikuar.

Ky operacion u krye nga Dr. Fatbardh Rexha, Dr. Lindita Uka-Musa dhe Dr. Besart Abrashi se bashku me ekipen e anestezionit ne krye me Dr. Veton Pllana, Dr. Krenare Sogojeva dhe Dr. Erblina Robelli.

“Bëhet fjalë për sëmundjen jo të zakontë ku një pjesë e lukthit nga hapësira abdominale kalon ne hapësirën torakale e në këtë rast e komplikuar me përdredhje të lukthit rreth vetës duke shkaktuar rrezik për jetën e pacientit. Diagnozat si në vijim: Hernia hiatalis cum Volvulus ventriculi; Ileus et adhensionem dhe Peritonitis serosa; Ku është realizuar nderhyrja operatore, Hernioraphia cum fundoplicatio sec. Nissen; Adhaesiolysis dhe Gastropexia”, thuhet në njoftim.

Spitali i Mitrovicës ka njoftuar se pacienti tashmë është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi.

“Ky operacion dëshmon përkushtimin, profesionalizmin dhe përparimin e vazhdueshëm të stafit tonë në ofrimin e trajtimeve komplekse dhe cilësore. Falënderojmë ekipin mjekësor, instrumentaret, teknikët e anestezionit dhe infermierët e repartit për punën e shkëlqyer dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm. Spitali i Mitrovicës mbetet i përkushtuar për të ofruar shërbime shëndetësore të standardeve më të larta për të gjithë pacientët tanë”, thuhet ndër tjera në njoftim.

Shpërndaje në: