Kryeziu: Nga sonte RTK paraqet rrezik për gazetarinë e lirë dhe demokracine në Kosovë
Drejtori ekzekutiv i Instituti Demokratik i Kosovës, Ismet Kryeziu ka reaguar pas skandalit të RTK-së ku sulmohen Periskopi dhe Nacionale.
Ai ka thënë se kur përdoret media publike për të promovuar agjendat e tij, sipas Kryeziut krijohet një mjedis me dezinformim dhe manipulim të opinionit.
Kryeziu tutje ka thënë se RTK-ja prej sonte paraqet rrezik jo vetëm për gazetarinë e lirë, por edhe për shoqërinë.
Reagimi i plotë:
Kur shteti përdor mediat publike si RTK-ja, për të promovuar agjendat e tij dhe për të diskredituar mediat e pavarura, krijon një mjedis të mbushur me dezinformim dhe manipulim të opinionit publik.
RTK-ja nga sonte paraqet rrezik jo vetëm për gazetarinë e lirë dhe gazetarët, por edhe për demokracinë dhe shoqërinë në përgjithësi.