Kryeziu: Nëse LDK dhe AAK s’e nxisin dorëheqjen e Kurtit, ta presin përfundimin e mandatit

Kryeziu: Nëse LDK dhe AAK s’e nxisin dorëheqjen e Kurtit, ta presin përfundimin e mandatit

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka thënë se nëse dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë fuqi politike për të nxitur dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe refuzojnë votën e tyre për shpërndarjen e kësaj legjislature, atëherë alternativa e tyre është që kjo qeveri ta përfundojë mandatin qeverisës dhe të shkohet në zgjedhje të rregullta.

Ai në Facebook ka thënë se këto dy parti alternativen politike nuk duhet ta fokusojnë në formën se si i ndërpritet mandati i kësaj qeverie.

“LDK dhe AAK, nëse nuk kanë fuqi politike për të nxitur dorëheqjen e kryeministrit, refuzojnë votën e tyre për shpërndarjen e kësaj legjislature, atëherë alternativa e tyre është që kjo qeveri t’a përfundojë mandatin qeverisës dhe të shkojmë në zgjedhje të rregullta.
Nëse LDK dhe AAK si parti opozitare, mendojnë se kjo qeveri i ka sjellë shumë dëme vendit dhe duhet të ndalohet kjo formë e qeverisjes?! Nëse tani i kanë të renditura shumë argumente për ngecjet dhe dështimet e kësaj qeverie, në disa fusha të politik bërjes, si: në zhvillimin ekonomik, në qeverisjen llogaridhënëse, transparente dhe pa korrupsion, fuqizimin e aleancave dhe partneritetit ndërkombëtar, rrugëtimin euroatlantik, anëtarësimin në KiE, dialogun me Serbinë etj.. S’di pse alternativen e tyre politike duhet ta fokusojnë në formë, se si i ndërpritet mandati kësaj qeverisje!? Gjithnjë forma ka rëndësi se si një veprim politik pranohet dhe perceptohet nga publiku, por jo mbi përmbajtjen. Përmbajtja është thelbësore në politikë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: