Kryeziu: Nëse hapja e urës mbyllë urat e bashkëpunimit me aleatët, do të mbahemi të gjithë përgjegjës për veprimet e qeverisë

Kryeziu: Nëse hapja e urës mbyllë urat e bashkëpunimit me aleatët, do të mbahemi të gjithë përgjegjës për veprimet e qeverisë

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim përmes një postimi ka folur në lidhje me hapjen e urës mbi lumin Ibër, shkruan Periskopi.

Ai tha se nëse hapja e kësaj ure i mbyllë urat e bashkëpunimit me aleatët e vendit atëherë, sipas Kryeziut, të gjithë do mbahemi përgjegjës për veprimet e Qeverisë Kurti.

Postimi i plotë:

Lëvizja e lirë nuk i paraprin marrëveshjet politike, përkundrazi, marrëveshjet politike krijojnë kushtet për lëvizjen e lirë dhe hapjen e urës për qarkullim.

Nëse hapja e kësaj ure me peshë simbolike do të mbyllë urat e bashkëpunimit me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, atëherë jo vetëm kjo qeveri por dhe ne si shoqëri do të mbahemi përgjegjës për veprimet e saja të papërgjegjshme.

Shpërndaje në: