Kryeziu: Kërkesa e Gërvallës për të mbajtur zgjedhjet në një xhami në Nju Jork cenon integritetin zgjedhor

Kryeziu: Kërkesa e Gërvallës për të mbajtur zgjedhjet në një xhami në Nju Jork cenon integritetin zgjedhor

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka reaguar pas lajmit se Gërvalla ka kërkuar nga KQZ që zgjedhjet në New York të organizohen në një xhami, shkruan Periskopi. 

 

Ai u shpreh se kjo kërkesë e Gërvallës cenon integritetin zgjedhor dhe bie ndesh me ligjet dhe rregulloret zgjedhore.

“Ministrja znj. Gërvalla, ndër të tjera, ka kërkuar nga KQZ-ja organizimin e zgjedhjeve në një xhami në Nju Jork, një kërkesë që bie ndesh me ligjet dhe rregulloret zgjedhore. Ky veprim tenton të cenojë integritetin zgjedhor, ose në rastin më të butë, përbën mungesë të kompetencës së qeverisë për të respektuar ligjet dhe vlerat kushtetuese të Republikës së Kosovës.”- ka shkruar ai.

 

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: