Kryeziu: Inteligjenca amerikane është e para që e di në rast të një sulmi të mundshëm në veri
Profesori universitar, Kadri Kryeziu, ka thënë se është inteligjenca amerikane ajo që pranon e para informacionet në rast të ndonjë sulmi të mundshëm në veri të vendit.
Sipas Kryeziut, kjo sugjeron se KFOR-i mund të vihet në alarm për çdo kërcënim të mundshëm në veri të Kosovës përmes këtyre rrjeteve të inteligjencës.
“Nga Serbia mund të mendosh çdo gjë, kanë mundur të vendosën disa bomba digjitale atje, në momentin kur kalojnë njerëzit. Po supozojmë, çfarë do të mund të ndodhte. Grupet e Radoiçiqit nuk kanë vdekur të gjithë, janë të organizuar, e dimë në mënyrë të hapur se ata janë duke u përgatitur, vetëm shohim momentin, ja qentë që e shikojnë, këtu është problemi, mund të kenë informacione, se informacionet e para i ka inteligjenca amerikane, jo ushtarake. Ndoshta kanë informacione mbi këtë çështje, nuk ka çështje të tjera”, tha ai në Info Magazine të Klan Kosovës.