Kryeziu i DnV: Shumë nga liderët pas përfundimit të fushatës nuk shihen askund, si me ju pas ndal papritur sinjali i transmetimit

Kryeziu i DnV: Shumë nga liderët pas përfundimit të fushatës nuk shihen askund, si me ju pas ndal papritur sinjali i transmetimit

Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka thënë se zgjedhjet nuk janë vetëm fushatë, shkruan Periskopi.

Derisa komentoi fushatën zgjedhore kryeziu shtoi se liderët e partive ishin të gatshëm të flisnin për gjithçka, të premtonin gjithçka dhe të komunikonin me gjithsecilin.

Por, kur përfundoi fushata “shumë nga ta që nga e hëna nuk shihen askund, si me ju pas ndal papritur sinjali i transmetimit”.

Zgjedhjet nuk janë vetëm fushatë!
Gjatë fushatës zgjedhore, liderët tanë ishin kudo, në media, në rrjetet sociale, në tubime, në rrugë, në sheshe, në vizita nëpër familje etj. Ishin të gatshëm të flisnin për gjithçka, të premtonin gjithçka dhe të komunikonin me gjithsecilin, vetëm e vetëm për ti siguruar votat e tyre.
Por sapo përfundojë votimi dhe filloj procesi i numërimit, sidomos atëherë kur rezultatet nuk ishin ato që i kanë pritur, e po duket se në këto zgjedhje asnjëri nuk është i kënaqur me pritjet e tij, shumë nga ta që nga e hëna nuk shihen askund, si me ju pas ndal papritur sinjali i transmetimit. Kjo sjellje tregon një mungesë përgjegjësie dhe respekti ndaj qytetarëve, të cilët kanë të drejtë të informohen jo vetëm kur kërkohet vota e tyre, por edhe pas zgjedhjeve, kur duan të kuptojnë çfarë do të ndodhë më tej.
Për më tepër, duke qenë se procesi i numërimit po zgjat dhe ka krijuar pakënaqësi, liderët duhet të angazhohen aktivisht për të informuar qytetarët mbi ecurinë dhe për të garantuar integritetin e procesit.

Shpërndaje në: