Kryeziu i DnV-së fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar

Ismet Kryeziu, udhëheqësi i DnV-së, ka votuar paradite në qendrën e votimit në Prizren, ndërkohë ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sot, me votën time, sikurse edhe ju me tuajën, po ushtrojmë një nga të drejtat më themelore dhe të rëndësishme demokratike. Votimi nuk është vetëm një e drejtë, por edhe një përgjegjësi qytetare që forcon demokracinë dhe garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka thënë Kryeziu.
Ai ka ftuar qytetarët të marrin pjesë aktive në këtë proces, duke votuar dhe duke mbrojtur integritetin e zgjedhjeve. Demokracia sipas tij bëhet më e fortë kur secili prej nesh kontribuon me zërin dhe votën e tij.