Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca: Inspiruese dhe madhështore për brezat e ardhshëm triumfi i Gjakovës

Kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca: Inspiruese dhe madhështore për brezat e ardhshëm triumfi i Gjakovës

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka qenë ndër politikanët e parë që ka reaguar pas triumfit historik të Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike, teksa fitoi të artën në xhudo, shkruan Periskopi.

Xhudistja kosovare shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke e ngritur në dy numrin e medaljeve të arta në “Tokyo 2020” dhe në tri në përgjithësi për vendin tonë.

Konjufca shkroi se Kosova me këtë rast e rishkroi historinë, ndërsa nuk e la pa e përmendur edhe trajnerin e suksesshëm, Driton Kuka, i cili ka merita të mëdha për këto të arritura.

Më poshtë, statusi i plotë i Konjufcës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: