Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane: Vendimi për rritjen e pagës minimale, në kundërshtim me ligjin që është bërë

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane: Vendimi për rritjen e pagës minimale, në kundërshtim me ligjin që është bërë

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka, ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale.

Ai u shpreh se ky vendim është në kundërshtim me ligjin që është bërë, derisa u shpreh se nuk e quan elektoral, por populist.

“Njoftimi i sotëm është në kundërshtim me ligjin që është bërë. Administrata Tatimore e Kosovës detyrohet të zbatojë ligjin, unë në fakt e kontestoj edhe faktin që ATK-ja duhet të zbatojë një ligj i cili përcakton pagën minimale, por megjithatë po e zëm që ATK-ja do të zbajtojë këtë ligj dhe ajo vendimin ashtu si është thënë sot”.

“Nuk është vendim elektoral, por është vendim populist, të dyja vendimet edhe vendimi për Projekligjin për Sigurimet Detyrimore të Kujdesit Shëndetësorë edhe vendimi i sotëm për Pagën Minimale, të dyja janë vendime populiste, sepse janë përgjigje ndaj reagimeve të medieve gjatë ditës së djeshme”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Shpërndaje në: