Kryetari i Kushtetueses takon Prattipatin- Vlerësohet ndihma amerikane e dhënë për Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Kushtetueses takon Prattipatin- Vlerësohet ndihma amerikane e dhënë për Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se Rexhepi falënderoi Prattipatin për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e SHBA-së për këtë Gjykatë.

Kryetari i Kushtetueses e ka njoftuar po ashtu Prattipatin me të arriturat e deritashme të kësaj Gjykate.

“Pasi që e falënderoi për vizitën, kryetari Rexhepi e njoftoi znj. Pratipatti me punën e Gjykatës Kushtetuese dhe me të arriturat e deritanishme në gjyqësinë kushtetuese në vend. Ai shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e vazhdueshme që Qeveria e SHBA-ve i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese në zhvillimin e kapaciteteve të saj profesionale, si dhe për ndihmën thelbësore të ofruar në forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe zhvillimin e saj demokratik”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: