Kryetari i “Dardanëve” live i thotë Govorit: Mos rrej para mediave
Edhe kryetari i “Dardanëve”, Lul Berisha i ka reaguar Artan Govorit i cili pretendon se u sulmua nga Agim Ademi.
Govori ishte duke dhënë një deklaratë live para mediave, kur Berisha i afrohet dhe i thotë të mos e gënjej opinionin.
Govori në atë moment tha se Agim Ademi nuk është kryetari i tij dhe se vazhdoj me deklarimin e tij, ku ndër të tjera tha se është kapur për fyti në selinë e këtij institucioni nga Ademi.