Kryetari i AGK-së: Qeveria prej më shumë se tri vitesh vazhdon t’i targetojë mediat si armike të popullit

Kryetari i AGK-së: Qeveria prej më shumë se tri vitesh vazhdon t’i targetojë mediat si armike të popullit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese për interpretim Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), atë për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe vendimin për statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kjo pasi sipas tyre këto ligje janë kundërkushtetuese.

 

 

Reagime të shumta pati sidomos për ligjin për KPM-në, derisa nga AGK bënë dhe thirrje që të reagojë Presidenca e të mos e lejojë hyrjen e tij në fuqi.

Lidhur me këtë në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës ,Xhemajl Rexha, i cili tha se mirëpresin çdo iniciativë qoftë ligjore apo kushtetuese që ndihmojnë në mos hyrjen në fuqi të ligjit për KPM-në.

 

 

“Siç e kemi dënuar momentin që është miratuar ligji në Kuvendin e Kosovës, ne mirëpresim çdo iniciativë qoftë ligjore apo kushtetuese që do të ndihmojnë në mos hyrjen në fuqi të ligjit për KPM, kështu që për ne është lajm i mirë që ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese dhe ne presim që Gjykata Kushtetuese të konsiderojë vërejtjet tona”, deklaroi ai.

Rexha ka folur edhe për rastin e fundit që ndodhi në Radio televizionin e Kosovës , ku thotë se për ne është e papranueshme publikimi i lajmit në RTK dhe se është jashtë çdo etike gazetareske.

 

 

Ai thekson se Qeveria e Kosovës po mundohet që t’i targetojë mediat si armiq të popullit.

“Ditët e fundit ndaj dy portaleve Kosovare janë vazhdim i asaj që qeveria e Kosovës ka bërë më shumë se tri vitet e fundit që është t’i targetojë mediat si armiq të popullit dhe për ne kjo është absolutisht e pa pranueshme publikimi i lajmit nga një medium nga Bosnja në televizionin qendror të lajmeve në RTK, është jashtë çdo etike gazetareske dhe të publikohet një lajm u cili sulmon kolegët është e papranueshme dhe ne I dënojmë thirrjet e deputetëve të VV-së që në fakt kanë bërë thirrje ti linçojnë këto dy portale dhe gazetarët që punojnë në to, këto thirrje janë të rrezikshme dhe ne edhe një here bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës, qeverisë Kurti, Lëvizjes Vetëvendosje që të mos angazhohen në fushata denigruese dhe fyese kundër gazetarëve”, theksoi ai.

“Tani te dy portalet në fjalë kanë paralajmëruar se do t’i dërgojnë ankesat e tyre në komisionin e pavarur të mediave dhe në Këshillin e mediave të shkruara dhe që gjithashtu do të padisin mediumin në Bosnje dhe ne inkurajomë sado një gjë të tillë dhe mbesim që t’i presim rezultatet e këtyre vendimeve me shpresën që nuk do të ketë përsëritje të lajmeve të tilla të pakonfirumuara”, tha ai.

Për në fund kryetari i AGK-së Xhemajl Rexha thotë se tashmë një javë i kanë bërë thirrje publike Presidentes Vjosa Osmani dhe se është për keqardhje që nuk kanë  marrë përgjigje.

 

 

“Ne Presidentës Osmani i kemi bërë një thirrje publike që të formojë qëndrim për KPM-në por edhe pse tash ka një javë që kemi bërë këtë thirrje publike nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë, është për keqardhje sepse Presidentja në fjalë do duhej të reagonte edhe për fushatën e fundit linçuese ndaj dy portaleve por nuk e ka bërë një gjë të tillë, është zhgënjyese që nuk formon qëndrim”, deklaroi ai.

Rikujtojmë se deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut miratuan Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

 

 

Lidhur me këtë  u deklarua drejtori i Periskopit Ilir Mirena ku tha se për herë të parë pushteti përdori transmetuesin publikë RTK, që me lajme të paverfikuara të sulmojë mediat tjera.

Ilir Mirena i drejtohet militantëve të VV-së: Mos e provoni se media s'dini me kriju - BotaPress

 

 

“Çfarë e dallon rastin e fundit të sulmit ndaj Periskopit dhe Nacionales është se për herë të parë pushteti përdorë transmetuesin publikë ,RTK, që me lajme të paverfikuara të sulmojë mediat tjera. Shpifjet e rënda të publikuara në artikullin dhe video storien e transmetuesit publikë dhe të shpërndara nga zyrtarë të partisë në pushtet, paraqesin thirrje për linçimin publikë, duke rrezikuar edhe sigurinë fizike të gazetarëve tanë”, tha ai.

Tutje ai tha se çdo sulm në të ardhmën ndaj gazetarëve do të konsiderohet si i nxitur nga partia në pushtet.

“Çdo sulm që në të ardhmën cenon sigurinë fizike të stafit tanë do ta konsiderojmë të nxitur drejtëpërdrejtë nga partia në pushtet, Lëvizja VetëVendosje, e drejtuar nga Albin Kurti’, përfundoi drejtori i Gazetës Periskopi Ilir Mirena.

Shpërndaje në: