Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë nuk është shpërndarja e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në agjendë nuk është shpërndarja e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

 IV. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,

Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,

Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,

Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare.

   V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Shpërndaje në: