Kryeshefi i “Pastrimit” – Ramës: Liroji nga depoja kontejnerët e blerë për mbeturina
![Kryeshefi i “Pastrimit” – Ramës: Liroji nga depoja kontejnerët e blerë për mbeturina](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/424F74C8-299B-4FAB-ACEE-7720C56086A4-441x300.webp)
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”, Petrit Reçica, i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, që t’i fusë në shfrytëzim kontejnerët, të cilët ai ka thënë se po mbahen në depo.
Reçica ka thënë se Prishtina ka mungesë të theksuar të kontejnerëve të mbeturinave. Ai u ka kërkuar edhe qytetarëve që t’i bashkohen në thirrjen ndaj Ramës.
Ndërkohë ka publikuar disa fotografi të kontejnerëve të mbeturinave që supozohet se janë blerë e nuk po shfrytëzohen.
“Qyteti ka nevojë urgjente për më shumë kontenjerë për mbeturina, ndërkohë që ata që janë blerë vazhdojnë të mbeten të padorëzuar në malet e Gërmisë, ma saktësisht në Butovc. Mungesa e tyre e vështirëson punën e KRM Pastrimi dhe ndikon drejtpërdrejt në pastërtinë e lagjeve tona”, ka shkruar ai.